Shkolla që i bëri “reklamë” Rama pa mësim! 400 nxënës nuk kanë mësues

400 nxënës të Shkollës së Mesme Profesionale në Elbasan nuk bëjnë mësim sepse ka mungesa në staf pedagogjik. Për këtë arsye nxënësit janë të detyruar të largohen nga shkolla me tre ore ose katër orë mësim.

Në këtë shkollë ofrohen një shumëllojshmëri degësh, si teknologji informacioni, hidraulikë, hoteleri turizëm, shërbime mjete transporti, mekanikë dhe elektroinikë. Ndërkohë që asnjëra nga këto degë nuk po zhvillohet mësimi sipas programit të caktuar.

Emisioni “Fiks Fare” ka treguar se një muaj më parë kjo shkollë është vizituar nga vetë kryeministri Rama i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Elbasan dhe drejtori i kësaj shkolle, të cilët na njohën pothuajse me të gjitha ambientet e kësaj shkolle dhe gjithashtu ndaluan në disa klasa të cilat bënin mësim .

E gjithë panorama e sjell nga vizita e kryeministrit flet për një infrastrukturë perfekte dhe staf të kompletuar. Vizita e kryeministrit u përmbyll me thirrjen që të rinjtë të ndjekin arsimin profesional sepse punën e kanë të sigurt.

Menjëherë pas kësaj vizite në emisionin Fiks Fare është referuar një ankesë ku qytetarët shprehin shqetësimin e tyre për mungesat e mësuesëve dhe se në shkollë nuk zhvillohet mësim.

Vëzhgimi disa javorë i Fiksit tregon se një pjesë e madhe e nxënësve mbaronin mësim pas orës së tretë . Ndërsa pjesa tjetër pas orës së katërt.

Në bisedat që bashkëpuntorja e Fiksit ka bërë me disa nga nxënësit aty, i është thënë se ka pasur mungesë të mësuesëve dhe për këtë arsye mbarojnë më shpejt.

Hoteleri turizëm, TIK dhe Ekonomiku ishin tre nga degët të cilat dilnin me më pak orë mësimi krahasuar me degët e tjera.

Nxënësit shprehën se prej 4 javësh po dalin me 3 orë mësimi sepse nuk ka mësues. “Mos të them që kemi pasur ditë që s’kemi ardhur fare, na niste mesazh mësuesja mos ejani se s’ka profesorë” shprehet një nga nxënësit e degës së TIK( Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit).

Gazetarët e Fiksit kërkuan një informacion nga drejtoria e kësaj shkollë. Drejtori pohoi se ka patur problem për mësues sepse kishte vonesa për emërimin e tyre nëpërmjet portalit.

Gazetarët e Fiksit kërkuan një informacion më të detajuar, por Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësisë e ndaloi drejtorin e shkollës të jepte një intervistë.

Ndërkohë e-mailit zyrtar të emisionit investigativ drejtori i shkollës nuk iu përgjigj.

About Redaksia

Check Also

Qëlloi me vezë Veliajn, Apeli pushon çështjen ndaj anëtarit të FRPD

Gjykata e Apelit me Juridiksion të përgjithshëm Tiranë, pushon çështjen për anëtarin e FRPD, Oleg …