Deklarata e fortë nga SHBA: Shqipëria po rrëshqet drejt diktaturës, vendi më i korruptuar në Europë

Organizata prestigjioze me qendër në Washington ka bërë një deklaratë të fortë duke deklaruar se Shqipëria po rrëshqet drejt diktaturës dhe se është sot vendi më i korruptuar në Europë.

Gjeografikisht jemi në kufi të Bashkimit Europian, por nga mënyra si qeverisemi, nga llogaridhënia e pushtetit, nga respektimi i të drejtave të njeriut apo nga niveli i korrupsionit, shqiptarët nuk arrijnë dot as vendet e Afrikës si Gambia apo Suriname, madje as Ukrainën e çorientuar nga lufta me Rusinë.

Konkluzionet i nxjerr raporti i Indeksit të Zbatimit të Ligjit, i publikuar nga organizata World Justice që prej vitesh lëshon sinjale shqetësuese se Shqipëria po rrëshqet drejt autokracisë.

Për ta kuptuar më mirë çfarë tregon raporti i Indeksit të Ligjit, vlen krahasimi me Vietnamin.

Republika Socialiste e Vietnamit sipas njëjtit raport, dy vite më parë, renditej në vendin e 84, kurse Shqipëria e ndiqte pas në vendin e 87. Pra me Vietnamin na ndanin 2 vende, Belize dhe Gambia.

Këtë vit, diferenca sipas World Justice është thelluar. Shikoni tabelën më poshtë.

Raporti i World Justice per vitin 2024

Republika Socialiste e Vietnamit është përmirësuar dhe pozicionohet në vendin e 81. Situata në Shqipëri është përkeqësuar dhe tani ajo pozicionohet në vendin e 89. Në mes qëndrojnë disa vende të Afrikës, apo edhe Ukraina.

Raporti i World Justice është tregues se qeveria jep më pak llogari, se abuzimi me pushtetin është gjithnjë e më i madh, se të drejtat e qytetarëve respektohen gjithnjë e më pak dhe se demokracia në tërësi është në përkeqësim.

Raporti tregon se Shqipëria është ende shumë larg vendeve të Bashkimit Europian drejt të cilave aspirojmë të integrohemi. Madje e kundërta po ndodh: po i ngjajmë vendeve të Azisë së Largët apo Afrikës, me nivel korrupsioni dhe autokraci të konsoliduara.

Shqipëria e ka një tregues kampion. Ky është niveli i korrupsionit. Prej vitesh renditemi në vendin e parë në Europë, sipas World Justice. Pak javë më parë të të njëjtin përfundim arrinte edhe një organizatë tjetër SELDI, (një organizatë e financuar nga Bashkimi Europian që vëzhgon korrupsionin dhe qeverisjen në vendet e Europës Juglindore). Edhe sipas saj, qeverisja në Shqipëri konsiderohej më e korruptuara e Europës Juglindore.

Ndërkohë bie në sy se një trend të ngjashëm me Shqipërinë po ndjek edhe Serbia, që këtë vit ka një rënie drastike në renditjen e përgjithshme. Në krah të kundërt me ta lëviz Kosova dhe Mali i Zi që qëndrojnë shumë më lart për nga kriteret e qeverisjes dhe korrupsionit mes vendeve të rajonit./Lapsi.al

About Krye Redaktor

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …