Krahasoni dy Dumanët, një dokument inkriminues

Sali BERISHA

Midis atij që bën dhe atij që fsheh, më i ligu është ai që fsheh!

Miq, mos humbisni rastin e lexoni paragrafin në dokumentin e mëposhtëm dhe krahasoni Dumanët:

1- Nuredinin që ka bërë dhjetra krime, por i ka treguar ato, me…

2-Altinin e “ligjit” që fsheh dhjetra krime dhe lëpin këpucët e Edi Ramës!

Dokumenti i mëposhtëm tregon kominikimin midis Monika Kryemadhit dhe Shatkut të cilit ajo i shkruan se kishte takuar Ramën dhe se ai i kishte thënë ta bënin urgjentisht. Nuk dihet se çfarë por që Shatku i thotë Monikës se ky është lajmi më i mirë i vitit. Këtë komunikim të Monikës me Shatkun, Altini e përdor si dokument për të akuzuar Monikën si të korruptuar nga Shatku kurse Ramën, që i kërkom Monikës që ta bënin urgjentisht, se çfarë nuk dihet, por që Shatku e quan lajmin e vitit, nuk guxon ta pyes një herë të vetme për dhuratën e vitit që i bëri Shatkut. Për çdo njeri që ka një nanagram integritet në rast se bëhet fjalë për një akt korruptiv Shatku-Kryemadhi-Rama kreu është Rama!

Miq, midis atij që bën dhe atij që fsheh, pra midis Nuros që rrëfen krimet dhe Altinin që fsheh krime padyshim më me kakarkter është i pari se sa i dyti, pra Nuredini se sa Altini.

About Krye Redaktor

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …