Kuliçaj pas daljes nga SPAK: Dhashë shpjegimet e mia shteruese për pyetjet që më janë bërë

Ish-nëndrejtori i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj ka folur për mediat pasi ka dalë nga SPAK. Ai tha se, ka dhënë shpjegimet e tij shteruese për të gjitha pyetjet që i janë bërë.

“Dhashë deklarimet e mia në raport me rrethanat e hetimit lidhur me funksionin që kam kryer në atë periudhë dhe mbi të cilat Prokuroria e Posaçme po organizon hetime për ngjerjet e 21 Janarit.

Dhashë shpjegimet e mia shteruese për të gjithë pyetjet që më janë bërë për veprimet e ligjshme që prokuroria ka kryer dhe në mënyrë të veçantë  struktura e policisë që unë kam mbuluar, ka kryer. Për me tepër nuk mund të komentoj pasi me është kërkuar që të mos jap shpjegime”, tha Kuliçaj.

About Redaksia

Check Also

Telefonat e përgjuara të Veliajt nga burgu

Provat e reja të SPAK që shtynë seancën e së martës në Apelin e GJKKO …