Nga Petrit VASILI
Ngjarja shokuese e arrestimit banditesk prej gangsterësh te Presidentit Ilir Meta ishte vula përfundimtare e faktit që mafia ka tashmë ne grusht drejtësinë pasi ka ne grusht qeverine dhe parlamentin.
Dështimi dhe falimentimi i turpshëm i reformës në drejtësi tashmë vërtetohet nga Projekti Boteror per Drejtēsinë ku Shqipëria renditet ne vendin e 89.
Ndërsa Kosova në vëndin e 58 dhe Mali i Zi ne vendin 56.
Me të famshmen Drejtësi të re Shqipëria duhej të ishte ne krye të Ballkanit po se po, por edhe të Europës.
Por në fakt jemi në fund se drejtesia është rrëmbyer nga mafia qe ka qeverine dhe kryeministrin e saj.
Ndaj Ilir Meta dhe Sali Berisha janë të arrestuar sepse prishin llogaritë e mafies lokale dhe ndërkombëtare.
Në këtë republikë horrash, që nuk njeh e respekton as kushtetutë e as ligj qytetari i thjeshtë është sot më i kërcënuar se kurrë dhe më i pambrojtur se kurrë nga ligji.
Qytetari i thjeshtë, prona dhe te drejtat e tij janë sot nje gjah i lehtë për mafien në pushtet, e cila mund tja rrëmbejë pronën e ta burgosë kur dhe si të dojë sepse mafia ka në grusht drejtësinë.
Ndaj rezistenca e qytetarëve është i vetmi shpëtim i vëndit dhe i vatrës së çdo qytetari.