Shtyhet seanca paraprake, Avokati: Gjykata shkeli afatet, do të kërkojmë pushimin e çështjes

Është shtyrë seanca paraprake në GJKKO ndaj kryetarit të PD, Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina.

Gjykate Posaçme ka shkelur afatet për njoftimin e seancës paraprake dhe për këtë arsye u shty edhe seanca e sotme.

Avokati Genci Gjokutaj deklaroi se, seanca është shtyrë për në datën 25 nëntor, edhe për shkak të volumit të madh të dosjes.

Gjokutaj u shpreh se seanca paraprake është caktuar para 10 ditëshit që mbrojtja ka në dispozicion për të shqyrtuar aktet.

“Seanca është caktuar para ditëshit, por janë 160 mijë faqe. Pjesa e leximit, s’duhet vetëm të lexohen por edhe të selektohen kush janë të dobishme për çështjen.

Çështja nuk ka as dyshimin më të vogël të arsyeshëm, do të kërkojmë pushimin e çështjes, pastaj vendimmarrja është e gjykatës”, tha avokati Gjokutaj.

Në seancën paraprake, gjyqtare e së cilës është Flojera Davidhi, vendoset nëse çështja do të shkojë për gjykim, dosja do të kthehet pas ose do të pushohet çështja.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …