Ursula, BE dhe tallja Moldave

Nga Julian HOXHAJ

Dje, shefja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, nuk la furçë pa i bërë Ramës. Sigurisht, në republika ‘bananesh’ si e jona, Ursula nuk sheh dot përtej humorit që i ofron shpesh Kryeministri shqiptar në takimet zyrtare.

Ursula, nuk e di që reforma e saj në ‘Drejtësi’, sot po e shndërron Shqipërinë në regjim të ligjëruar.

Ursula, harron statistikat e institucioneve të saj të varsisë, që tregojnë në mos shpopullimin dramatik të Shqipërisë, së paku nivelin e pashpjegueshëm të azilkërkuesve nga vendi që Von Der Leyen thotë se është gati për në Bashkimin Europian.

Ursula s’ka si ta di mjerimin ekonomik të familjeve shqiptare, kostot e larta për mjekim, arsimim, s’ka nga ta di Onkologjikun apo koncensionet e Beqajt e Manastirliut, që sot kanë fundosur sistemin shëndetësor në vend.

Ursula nuk e kupton dot Tiranën si lavatriçe parash, pasi ndoshta asaj, kullat e lalit dhe edit i duken si panorama e qartë e Zhvillimit. E po aty, Ursula nuk e kupton dot apo s’ka arsye të di se sot Tirana ia kalon Monakos apo Milanos çmim për m2 për prona.

Ursula ndoshta e ka dëgjuar apo lexuar në ndonjë media të vendlindjes së saj, se çfarë po i ndodh Europës nga përmbytja me drogē e krimit të organizuar shqiptar. Por Ursula s’ka si ta di se çfarë ka brenda Skyecc.gov.al aplikacionit zyrtar të qeverisë Rama.

Ursula, e quan sukses reformën në Drejtësi, njëjtë si Rama, se të dy ndoshta krenohen me faktin që Kryeministri shqiptar ka një kabinet e grup parlamentar apo plot kryebashkiak brenda në qeli. Ata të dy, Ursula dhe Rama, nuk e komentojnë dot drejtësinë me regji, që sot përdoret si armë kundër opozitës.

Fundja, Ursula propagandon zgjedhjet e lira dhe të ndershme, por s’ka si të analizojë pak logjikisht arrestet politike të liderve të opozitës, që e kthejnë fushën po të lirë pë Ramën. Ah po, do thonë e bëri drejtësia!

P.s.Tani, Ursula do duhet që herën tjetër të zhvillojë konferencë vetëm me gazetarët, fundja t’i flasim pak për sukseset si: Inceneratorët, 5D, Sterilizimi, Check Up, etj etj punë të mira të ‘heronjve të fëmijëve tanë’.

Dhe në fund, pak ditë më parë ata që rrezikojnë të kenë të njëjtin fat si Ukraina, u tallën keq me BE.

 

About Redaksia

Check Also

Trump jep mesazh të qartë!

Nga Redin HAFIZI Lajmi më i fortë në USA tashmë është se Syçi largohet nga …