Deputetja e PD, Albana Vokshi duke folur për mediat shqiptare në Strasburg, tha se, kërkesa e opozitës për të shkuar në zgjedhje me një qeveri teknike dhe jo me Ramën kryeministër, ka gjetur mbështetej tek europarlamentarët.
Vokshi tha se, kërkesa jonë ishte mbështetje për t’i kthyer mbrapsh demokracinë Shqipërisë, për të kthyer mbrapsh zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
“Njëra prej kërkesave kryesore, sigurisht duke u bazuar në faktin se me këtë qeveri të kryesuar nga Edi Rama, i cili ka ngritur një skemë të madhe patronazhimi i cili keqpërdor në shkelje të ligjit dhe kushtetutës, të gjitha burimet financiare dhe humane, i cili përdor bandat kriminale.
Pas akteve të fundit të rënies së listës së deputetëve të Durrësit, të kryesuar nga Rama vetë, rastin e Çyrbes, i cili rezultoi i lidhur me krimin e organizuar, që ka bërë biseda për ta futur emrin tij në listën fituese të Durrësit, praktikisht është e pamundur që po këta njerëz të jenë përsëri në krye dhe përgjegjës të organizimit të zgjedhjeve.
Një prej kërkesave kryesore tonat ishte një qeveri teknike, një qeveri që të kujdeset për muaj e fundit për organizmin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Kërkesa jonë ishte mbështetje për t’i kthyer mbrapsh demokracinë Shqipërisë, për të kthyer mbrapsh zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Gjetëm mirëkuptimin e të gjithë grupeve të ndryshme politike, por edhe të funksionarëve të lartë që takuam, do të përdorim në bashkëpunim me ta, do të përdorim të gjitha hapësirat ligjore dhe institucionale në Parlamentin Europian, Këshillin e Europës, për të ngritur të gjitha shqetësimet që janë jo vetëm të opozitës, por edhe të Shqipërisë dhe shqiptarëve si dhe për të gjetur mjete të ndryshme për të detyruar qeverinë që të përgatisë, të jepen zgjidhje ligjore dhe kushtetuese për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi Vokshi për mediat në Strasburg.