Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin e përnatshëm qytetar është shprehur se po i vjen fundi diktaturës së sundimit të krimit.
Berisha gjithashtu i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë në diasporë, ti dalin zot vendit të tyre, kombit të tyre, duke i dhënë duart Pashiqit shqipfolës të Tiranës si kryetradhtari i kombit në histori.
“Të dashur miq, po i vjen fundi diktaturës së sundimit të krimit.
Nga të katër anët po kundërmon krim dhe qelbësirë.
Përgëzoj në emër tuaj opozitarët shqiptarë në Nju Jork që janë betuar ta demaskojnë me protesta të fuqishme kryehajdutin e kombit, armikun e egër të qenies së shqiptarëve, njeriun që i futi thikë pas thike pas shpine 2 milionë shqiptarëve në Kosovë.
Njeriun që zbrazi Shqipërinë më shumë se çdo pushtues tjetër në histori.
Qytetarë shqiptarë në diasporë, i dilni zot vendit tuaj, kombit tuaj, duke i dhënë duart Pashiqit shqipfolës të Tiranës si kryetradhtari i kombit në histori”, tha Berisha.