Pothuajse të gjithë e dinë që pamjet e arrestimit të Ilir Metës u morën dhe u publikuan fillimisht nga mediat afër qeverisë dhe mesa duket e gjitha ka qenë e planifikuar.
Ditën e sotme në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një raportim, ku thuhet se si u organizua filmimi i arrestimit të ish-presidentit të Shqipërisë.
Një punonjës i hotel “Mercure-it” pranë Kthesës së Kamzës, biznes ku ortak është Ilir Shtufi, tregon se që në orët e para të mëngjesit, në hotel kanë ardhur efektivë policie, civilë, bashkë me Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha dhe kanë organizuar se si do filmohej arrestimi.
Gjithashtu, janë kërcënuar edhe punonjësit e hotelit që të mos tregojnë asgjë në lidhje me këtë organizim.
Kujtojmë se Ilir Shtufi është një nga biznesmenët shumë afër Partisë Demokratike, çka tregon shumë për teatrin politik në Shqipëri.
“Përshëndetje JOQ,
Jam një punonjës i hotelit te Ilir Shtufit i cili është te Mbikalimi i Kamzës.
Ditën e arrestimit të Ilir Metës që në mëngjes nga ora 6, në ambientet e hotelit ka ardhur policia me agjent civil, ku kanë kontrolluar hotelin dhe te njera nga dhomat që shikon nga rruga ka qëndruar një burrë, i cili ka filmuar arrestimin e Metës.
Ajo dhomë ka kamera nga sipër. Në hotel ka ardhur dhe ministri i Brendshëm, ku kanë diskutuar ku do të vendoset kamera.
Neve na nxorën përjashta dhe nga menaxherët jemi kërcënuar që nëse del informacioni, do na heqin nga puna.
E gjitha ka qenë e organizuar dhe policët kanë ndenjur mbi 6 orë në ambientet e hotelit.” – shkruan denoncuesi.