Protesta e 29 tetorit, kryetarët e degëve të PD mblidhen në seli

Kryetarët e degëve të Partisë Demokratike janë mbledhur në selinë e PD-së.

Fokus i mbledhjes do të jetë protesta e 29 tetorit.

Në protestën e 29 Tetorit pritet të bllokohen rrugët kryesore në të gjithë qytete e Shqipërisë, ndryshe nga ajo e 7 Tetorit, e cila ishte e përqëndruar në Tiranë.

Kjo protestë bëhet në kuadër të aksionit për mosbindje civile, për shkak se PD kërkon Qeveri teknike para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025 për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Protestës së 29 Tetorit është deklaruar se do t’i bashkohen edhe anëtarët e Partisë së Lirisë

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …