Protesta te Bashkia! Nëse drejtësia nuk funksionon, qytetarët duhet të marrin fatin në dorën e tyre

Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari në fjalën e tij në protestën para bashkisë së Tiranës deklaroi se, protesta do të vazhdojë deri sa të vendoset drejtëisa. Ai tha se, revolta është zgjidhja në të tilla raste. Nëse drejtësia nuk funksionon, qytetarët duhet të marrin fatin në dorën e tyre.

“Në këtë godinë këtu pak muaj më parë u zbulua një skandal i pa dëgjuar.

Në këtë godinë këtu, një grup drejtorësh kishin krijuar një sipërmarrje, atë të vjedhjeve.  Me në krye Erion Veliaj, çdo ditë fusnin duart ne xhepat e qytetarëve dhe i fusnin ato para në xhepat e tyre.

Ai që e kryeson këtë godinë, firmosi dhënin e qindra milionë eurove për një incenerator që nuk ekziston.

Ka dhe shumë detaje të tjera, të cilët jemi të destinuar të mos i harrojmë.

Në cilin manual politik apo ligj, ku flitet për shtetin e të drejtës, shkruhet se pasi zbulohet një aferë e padëgjuar, vjedhje e një grupi hajdutësh me në krye kryetarin e bashkisë, ai duhet të qëndrojë në detyrë apo nuk duhet të jetë në hetim.

Të nderuar qytetarë, çdo ditë që Erion Veliaj futet në këtë godinë, është një ditë më shumë drejt krijimit të komës së këtij qyteti. Është një ditë më shumë drejt vdekjes së kësaj shoqërie, moralit të kësaj shoqërie. Jemi të destinuar të mos harrojmë.

Do të jemi këtu deri sa drejtësia të rivendosë rendin kushtetues, rendin e një republike demokratike.

Nuk ka demokraci, pa drejtësi.

Revolta është zgjidhja në të tilla raste. Nëse drejtësia nuk funksionon, qytetarët duhet të marrin fatin në dorën e tyre”, tha Muçollari gjatë fjalës së tij në protestën tek bashkia e Tiranës.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …