Shqipëria nuk mund të lihet nën diktaturën e një burracaku të kontrolluar nga krimi për hir të “stabilitetit”!

Nga Edi PALOKA

Përpara Parlamentit Evropian, për t’u dëgjuar!

Shqipëria nuk mund të lihet nën diktaturën e një burracaku të kontrolluar nga krimi për hir të “stabilitetit”.

Disa personazhe të korruptuar me paratë e narkotrafikut që shpërndan Rama ndër ta, nuk përfaqësojnë institucionet ndërkombëtare, jo ato për të cilat liria e demokracia janë vlera themelore, e tek të cilët ne besojmë.

PD po përvijohet edhe një herë tek institucionet ndërkombëtare si shpresa e vetme për rikthimin dhe mbrojtjen e vlerave të demokracisë. Besimi ne disa raste i tronditur, jo për faj të demokrateve por luftës paprecedent që i është bërë dhe po i bëhet opozitës, po rikthehet i plotë.

Zullumi këputet duke u trashur dhe arrestimet e burgosjet politike duke filluar nga lideri i opozitës Sali Berisha, e kanë këputur zullumin e Ramës edhe tek institucionet demokratike!

About Redaksia

Check Also

Ata që nuk kënduan…

Nga Lutfi DERVISHI Çfarë do të ndodhte nëse do të reagonim po aq shpejt dhe fuqishëm …