Kreu Parlamentar i Grupit të PD, Gazmend Bardhi, përmes një video në Facebook ka treguar se si Plarent Ndreca, teksa ishte i ftuar në “Opinion”, ka gënjyer lidhur me pjesën që ai është nën hetim nga SPAK.
“Nuk është e vërtetë, zero hetime”, deklaroi Ndreca në studion e Fezviut, ndërkohë që videoja e publikuar nga Bardhi tregon mjaft mirë se klientelizmi dhe korrupsioni janë e vetmja formë për të bërë biznes në Shqipëri gjatë qeverisjes së Edi Ramës.
Bardhi shkruan se, për këtë nevojiten zyrtar publik si Plarent Ndreca, që për shërbimet në shkelje të ligjit, për mbështetjen ndaj klientelizmit dhe korrupsionit, shpërblehen nga Edi Rama duke u promovuar si deputet!
Postimi i plotë
Deputeti i Edi Ramës gënjeu publikisht kur deklaroi se është e pavërtetë që është nën hetim nga SPAK.
Por, gënjeshtra mbulon zullumin vetëm për disa orë apo ditë, por e vërteta triumfon përgjithmonë!
E vërteta është që tenderat publik në Qeverinë e Edi Ramës janë kthyer në mundësi vetëm për klientë të paracaktuar, duke eleminuar garën dhe meritokracinë.
Klientelizmi dhe korrupsioni janë e vetmja formë për të bërë biznes në Shqipëri gjatë qeverisjes së Edi Ramës.
Për këtë nevojiten zyrtar publik si Plarent Ndreca, që për shërbimet në shkelje të ligjit, për mbështetjen ndaj klientelizmit dhe korrupsionit, shpërblehen nga Edi Rama duke u promovuar si deputet!