Eksperti i ekonomisë pranë PD Dorian Teliti, në fjalën e tij përpara Bashkisë së Tiranës tha se qëndresa opozitare do të sjellë ndryshimin e madh në kryeqytet dhe në Shqipëri.
Teliti theksoi se korrupsioni është rritur dhe kryeqyteti po betonizohet. Sipas tij, në Shqipëri janë dhënë 2.3 herë më shumë leje ndërtimi sesa në vitet e kaluara. Ai tha se, kryeqyteti është bërë i pabanueshëm.
“Shumë prej jush edhe janë kërcënuar nga trupa e patronazhistëve, ju nuk u trembët. Kjo do të sjellë ndryshimin e madh në Tiranë e shqipëri. Me të drejtë jeni ankuar për betonizimin e Tiranë. Po s;keni parë gjë akoma, të dhënat e satfit të Veliajt të betonit kanë zyrtarizuar se në 9 muajt e parë janë dhënë 3.2 herë më shumë m2 leje ndërtimi. Të mbinë në sheshet e Tiranës, hapësirat, parqe dhe lulishtet e Tiranës, ndërtimet. Këto janë gjëra që duhet të mërret drejtësia e prokuroria e jo të sajojë akuza të rreme për drejtuesit e opozitës. Jo të mbajë në arrest shtëpie Berishën, por të merret me ata që bëjnë në Tiranë shkatërime.
Me këto gjëra duhet të mërret prokuroria e gjykata, me vjedhjet, mashtrimet e abuzimet. Për 5D, që ende ‘skanë thënë asgjë, 132 mln euro për incienratorin e Tiranës. Me këto të merren e jo me akuza false për drejtuesit e opozitës. Të merren me ata që marrin pronën private e publike, duke shkelur kushtetutën e ligjet. Të merren me ata që kushtetutën e grisin e s’respektojnë mandatin e opozitës.
Na kanë thirrur në një betejë që askush prej nesh s’e donte. Betejë për të mbrojtur kushtetutën, na kanë thirrur e këtë betejë ne do ta fitojmë. Ndryshe Shqipëria bie në dikaturë, fjala e lirë, sipërmarrja e lirë nuk do të ekzistojmë më. Të qëndrojmë fort me çdo mjet demokratik të mosbindjes civile. Ndryshe shqipëria bie në diktaturë, e ne s’do të lejojmë të instalohet në vendin tonë. Ne do ta bëjmë shqipëerinë vend evropian. Duhet të qëndrojmë të bashkuar”, tha Teliti.