Thyhet kodi i heshtjes së mafies? Në prag të dënimit për aferën e inceneratorëve, Lefter Koka ka nisur të flasë duke paralajmëruar direkt Ramën dhe duke i treguar prokurorëve se kush është “peshku i madh”.
“Jam i pafajshëm, ju po kërkoni të më dënoni mua si “peshkun e madh”, por nuk jam unë “peshku i madh”. E di i gjithë Durrësi që unë jam biznesmen dhe nuk kam pasur nevojë të më paguaj biletat e udhëtimit Mirel Mertiri. Nuk më dënoni dot për korrupsion”.
“Prokurorët pse nuk marrin si referencë kontratat e tjera për landfille si ai i Vlorës dhe Lezhës që janë më të shtrenjta. E keni gabim, dëgjova prokurorin sot, ky është fiks kallëzimi i bërë nga Monika Kryemadhi. Megjithëse ka kaluar një vit, konkluzionet e prokurorëve janë të njëjta. Unë e kuptoj që institucioni do të marrë kredibilitet dhe kjo gjykatë do të jetë në presion, por besoj se do të jepni drejtësi dhe do të ngriheni në nivelin e duhur. Pse e ndatë dosjen apo që të më denoni sa më shumë mua”, tha Koka në seancë.