Mediat në SHBA dhe Europë: Drejtësia në Shqipëri vegël e autokratit Rama kundër opozitës

Radio France International iu bashkua grupit të medieve më të mëdha amerikane dhe evropiane që raportojnë se drejtësia është kthyer në një vegël në duart e autokratit Edi Rama për të goditur opozitën.

“Në Shqipëri reforma në drejtësi paraqitet si një “sukses” i komunitetit ndërkombëtar. Në fakt, ajo është instrumentalizuar nga regjimi i Edi Ramës për të mënjanuar kundërshtarët duke forcuar legjitimitetin e tij në skenën ndërkombëtare,” raporton kjo radio.

Ndërkohë më herët ishte gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” që raportonte se proceset e ngritura ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës shiheshin si procese me ngjyrime politike. Zyrtarët e BE-së në Bruksel pranojnë privatisht se korrupsioni ekziston në të gjitha fushat dhe është i gjithëpranishëm në jetën publike si dhe është sfida më e madhe për afrimin e Shqipërisë me BE-në dhe integrimin e vendit.

Të enjten ishte revista më e madhe franceze Nouvel Obs që i kushtonte një reportazh të gjatë kampeve të pritjes së refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin shkruante: “Njëmbëdhjetë vjet pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet, Shqipëria është ende një nga vendet më të korruptuara në Evropë, sipas OJQ-së Transparency International. Një narko-shtet që po zbrazet nga popullsia e tij: që nga rënia e regjimit totalitar në 1991, afërsisht një milion shqiptarë, ose një e treta e popullsisë, kanë ikur nga papunësia dhe paga mesatare prej 750 eurosh”.

Por goditja më e fortë erdhi nga rrjeti më i madh televiziv në SHBA, Fox News. Ky rrjet raportonte se kryeministri Edi Rama po përdor drejtësinë e korruptuar për të goditur opozitën. Sipas këtij rrjeti, Edi Rama është një autokrat që e përdor drejtësinë e korruptuar dhe policinë si armë.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …