Anija me 2100 ton mbetje toksike, testi i parë i kthimit të Shqipërisë në koshin e mbetjeve të Evropës!

Nga Besart XHAFERRI

Sot në orën 7:30 anija Oliva me 2100 ton mbetje industriale të rrezikshme ka mbërritur në Portin e Durrësit, teksa këto mbetje do të menaxhohen nga një qeveri që ka harxhuar miliona euro për 3 inceneratorë për përpunimin e mbetjeve që nuk i ka vënë asnjë ditë në punë.

Groposja do jetë fati i kësaj ngarkesë të rrezikshme, teksa qeveria vijon të mos bëjë publik asnjë plan për menaxhimin e këtyre mbetjeve.

Jemi përballë skenarit të rrezikshëm të kësaj qeverie që nëse nuk ka rezistencë për këto kontejnere më 1200 ton mbetje industriale, hapet rruga që të implementohet projekti i vjetër i importit të mbetjeve të rrezikshme nga mbarë Evropa.

Qytetarët shqiptarë nuk e kanë luksin të qëndrojnë indiferentë përballë këtij skenari ogurzi që do vrasë turizmin dhe të ardhmen e këtij vendi që është kthyer në plaçkë për pazaret e një njeriu të vetëm, Edi Ramës.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria, një hap larg Botërorit-2026

Shqipëria ka shkruar një faqe të re në historinë e futbollit shqiptar, duke siguruar kualifikimin …