Gjatë ditës së shtunë, teksa kishte paralajmëraur takim me shqiptarët e diasporës në Amerikë, Rama u fotografua duke ndjekur ndeshjen e NBA mes ekipeve ‘New York Knickers’ dhe ‘Indiana Pacers’.
Nuk dihet se sa ka paguar Edi Rama për këtë ndeshje, por çmimet në vendet pranë fushës nisnin nga 700 dollarë e deri në mijëra për pozicionet më të mira. Në disa raste, çmimet shkojnë edhe 8 mijë dollarë.
Agim Nesho, diplomat, ish-ambasadori shqiptar në SHBA nga studioja e “Kafe Shqeto” në Syri Tv u shpreh se, kjo shfaqje e kryeministrit Rama ka të bëjë me se arrogancën e një diktatori i cili nuk ka se si ti shpenzojë lekët e tij dhe kërkon që të vazhdojë aventurat për marrjen dhe vjedhjen e pushtetit.
“Nuk ka të bëjë asgjë me diplomacinë, ka të bëjë me arrogancën e një diktatori i cili nuk ka se si ti shpenzojë lekët e tij dhe kërkon që të vazhdojë aventuraT për marrjen dhe vjedhjen e pushtetit në Shqipëri, kërkon të bëjë shfaqje për të thënë se shiko shqiptarët më duan.
Arriti në një sallë në SHBA tepër të shtrenjtë, ku kanë dhënë shfaqjet e tyre Elton John apo njerëz të tjerë të famshëm të Amerikës, një sallë që zë 650 njerëz, sallë e cila kur meret për dasma kushton jo më pak se 240 mijë dollarë.
Ka një gjë, duhet thënë se kush ja ka bërë ‘peshqesh’ këtë sallë i ka djegur shumë, sidomos pas publikimit të Zotit Peka që e nxorri në rrjete sociale e i dha menjëherë përgjigje.
Këta njerëz të cilët bëjnë të tilla peshqeshe, minimalisht 8 mijë dollar kushton një biletë e ne pamë 4 prej tyre e dihet që do i kërkojnë jo 800 mijë dollar, por një copë tokë të mirë shqiptare.
Ne kemi të bëjmë me nje diktaturë në Shqipëri edhe pjesën më të gjerë të diasporës sonë.
Duhet të themi një gjë, ajo sallë më 600 veta, në një kohë ku në Amerikë diaspora shqiptare është më shumë se 1 milion persona, tregon që atë nuk e ka përkrahur asnjë njeri, janë njerëz të zgjedhur ku njerëzit e Ramës kanë mundësuar që ata të ishin prezentë aty atë ditë”, tha Nesho.