Berisha: Ata personalitete që mbështesin narkoregjime dhe narkodiktatorë bëjnë gabimin më të madh të jetës së tyre

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se, personalitet që mbështesin narkoregjimet dhe narkodiktarët bëjnë gabimet më të mëdha të jetës së tyre.

“Së pari, nuk është e vërtetë që prej vitit 2021, edhe shumë më para, siç mund ta faktojnë me dhjetëra deklarata të miat.

Që kur konsensusi i arritur për amendamentet kushtetuese u hodh poshtë për ligjet organike dhe unë kam qëndruar natyrisht nga viti 2021 në një pozicion tjetër, pozicion të ri si kryetar i PD.

E kam bërë këtë absolutisht pa asnjë tendencë politike, por sepse konstatova se lufta kundër korrupsionit, krahasuar me vitin 2007-2008, bazuar në të dhënat e DASH, statistikat që janë të shkruara në ato raporte, ajo luftë ra me 300 përqind.

Është e vërtetë që u dënua një ministër, por është e vërtetë që gjatë periudhës së PD, ministrat e kishin të ndaluar me ligj ndërhyrjen në prokurime dhe PPP.

Së dyti, unë konstatova se Skapi i partisë refuzoi të hetojë dhe të çojë në gjykatë krimet e mëdha elektorale, në të cilat dokumente të pakundërshtueshme faktonin se është i përfshirë Edi Rama dhe një zinxhir zyrtarësh të tjerë dhe kapot e mafies në Durrës, Shkodër, Peshkopi, e me radhë.

Për mua, ky ishte akti më armiqësor i këtyre mercenarëve ndaj opozitës shqiptare. Me këtë akt antikushtetues dhe antidemokratik, këta lëpirës të shpifur të narkoregjimit, firmosnin, legjitimonin krimet e shëmtuara elektorale të tij. Bëheshin palë kryesore në fabrikimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Do vijmë te deklaratat. Janë fatkeqe deklaratat. Por dy gjëra.

Së pari, kanë në bazë keqinformimin e atyre të cilët janë thellësisht të implikuar në këtë reformë korruptive unike në planet, të cilën vetë BE nuk e pranoi për vendet e tjera.

Të garantoj se diktatura dhe diktatorët kanë pasur në të gjitha kohërat simpatizantë dhe mbështetës edhe në vende të lira. Nuk mund të mohohet në asnjë mënyrë kjo.

Por, ata individë, personalitete që mbështesin narkoregjime dhe narkodiktatorë bëjnë gabimin më të madh të jetës së tyre. Sepse ajo mbështetje përdoret fuqishëm kundër lirive dhe të drejtave të qytetarëve të atij vendi”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ftoj FBI-në të hetojë Alex Soros për udhëtimet misterioze në Shqipëri

Lideri i opozitës, Sali Berisha, i ka bërë thirrje FBI-së që te hetojë udhëtimet e Alex …