Berisha: Ilir Meta është i burgosur politik! Edi Rama urdhëroi pusinë ndaj tij!

I pyetur nga gazetarët, nëse do ti kthejë nderin Ilir Metës, që të japë vende të sigurta të kandidatëve të PL-së, në listat e zgjedhësve të vitit 2025, kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se, Meta është një i burgosur politik.

Berisha tha se, Edi Rama urdhëroi pusinë ndaj tij dhe çoi bastardin e familjes Hoxha për të qenë i sigurt.

PD qëndron e hapur ndaj aleatëve të vet.

Partia e Lirisë është një parti aleate.

Ilir Meta është një i burgosur politik.

Siç e dini ju, Edi Rama urdhëroi pusinë ndaj tij, çoi bastardin e familjes Hoxha për të qenë i sigurt.

Për herë të parë në histori, rendi ka dy policë në krye.

Proda është një eksponent i krimit, mbiemër të dytë meriton Shullazi me të dhëna të implikimit të thellë.

Dhe nuk mjaftoi ky, po u mor një nga specialistët më të mëdhenj të gjobëvënies në rrugë, ish-famoz për policët rrugorë që gjobiste, u bë ministër.

A e kuptoni ju se çfarë degradimi të tmerrshëm, prandaj dhe Shqipëria në funksionimin e administratës renditet në 14 vendet me administratë më të papërshtatshme në planet.

World Justice Project i ka bërë autopsinë narkoregjimit të Edi Ramës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Në 8 vitet e qeverisjes së PD janë bërë vetëm 26 përjashtime, PS vetëm në një sesion përjashtoi 46 deputetë

Deputetja e PD, Ina Zhupa gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se, në 8 …