Lideri i opozitës, Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën, që të mos ndërsejë ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Policisë së Shtetit, kundër protestuesve në mosbindjen e tyre civile të radhës që do të zhvillohet ditën e nesërme.
Berisha iu drejtua Ramës, mos guxo të ndërsesh bastardin e familjes Hoxha dhe narko-komisarin ndaj protestuesve.
“Nesër paralajmëroj Edi Ramën: mos ndërse bastardin e familjes Hoxha, ish-gjobëvënësin, krye-gjobvënësin e Policisë Rrugore, përfaqësuesin e bandave të rrezikshme të Durrësit, dhe më parë të Tiranës, Ervin Hoxhën.
Mos guxo të ndërsesh narko-komisarin e implikuar në aktet më të rënda kriminale me bandat, Ilir Prodën kundër protestuesve, sepse përgjigja do të jetë lemeritëse për ju.
Bllokimi i rrugëve, protesta, mosbindja civile e opozitës është kushtrimi që burojnë nga thellësia e shpirtit të çdo qytetari të këtij vendi për t’u ndarë sa më shpejt nga ky regjim.
Të dashur miq, beteja që fillon nesër është një betejë në vazhdim. Bllokimi i Edi Ramës në Surrel do të jetë edhe kjo në agjendën e mosbindjes civile. Po, po.
Edi Rama, qytetarët janë të revoltuar me ty, janë të zemëruar, janë të gatshëm të të nxjerrin prej hundësh gjithçka ke vjedhur këto vite pushteti”, tha Berisha.