Lideri i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se është në krye të armiqve të Shqipërisë, duke punuar për interesa të tyre dhe jo të shqiptarëve.
Në fund të fjalës së tij te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha theksoi se ‘demokratët do të qendrojnë të gatshëm për çdo sakrificë për të rikthyer votën e lirë’.
Berisha tha se, Lefter Koka ia hoqi maskën, i tregoi shqiptarëve se kush është peshku i madh i qelbur i Shqipërisë.
Berisha: Natyrisht, nuk mund të kishim dyshim.
Peshku i madh i qelbur i Shqipërisë është Edi Rama dhe vetëm Edi Rama.
Ndaj dhe, le t’i tregojmë ne çdo shqiptari. T’i tregojmë ne çdo qytetari të lirë të Europës se, shqiptarët janë më të vendosur t’u japin ndëshkimin e merituar baronëve të drogës me Edi Ramën në krye në Tiranë.
T’u japin ndëshkimin e merituar atyre që punët publike i bëjnë për të vjedhur 90% të fondeve. Atyre që pasuritë publike i kanë shndërruar në një mallkim për qytetarët, njëlloj sikur të ishin regjimi pushtues më i egër i historisë.
Në mosbindjen tonë civile, ne u përcjellim shqiptarëve kudo që janë, por edhe miqve të Shqiëprisë në të katërta anët e Europës se, të zotët e vërtetë të Shqipërisë janë qytetarët e saj!
Se armiqtë e saj, janë qeveritarët me Edi Ramën në krye, dhe se në këtë betejë ne qendrojmë të gatshëm për çdo sakrificë për të rikthyer votën e lirë.
Qendrojmë të gatshëm për të mbrojtur dinjitetin dhe lirinë e qytetarëve të cilat pa votën elirë nuk ekzistojnë.
Miq, autokratët, diktatorët, votat nuk i vjedhin ditën e votimit. Votat i ekzekutojnë para se të shkojnë në kuti.
Ja ç’ndodhi në Gjeorgji. Ja ç’ndodhi në Venezuelë. Ja ç’ndodhi në Tunizi. Po me Shqipërinë, kurrë më!
Me Shqipërinë vota e lirë, qeveria teknike janë zotimi ynë, janë beteja jonë.
Është radha jonë, është radha jonë!
Fitore, fitore, fitore!