Bozdo: Protesta e nesërme për një vend ku mafia s’e ka në xhep kryeministrin

Drejtuesi politik i PD për Qarkun Berat, Eno Bozdo ka theksuar rëndësinë e jashtëzakonshme që ka për Shqipërinë protesta e nesërme e opozitës. Sipas Bozdos, ‘vetëm kështu duke reaguar duke thënë që nuk jemi dakord si shkojnë punët në Shqipëri, duke ngjallur ndenjën qytetare të mosbindjes civile, ne mund të arrijmë atje ku duam.

Gjithashtu Bozdo u ndal te zgjedhjet e ardhshme, duke u shprehur se ato do ndajnë ‘një vend që mund të ofrojë shërbime normale, një vend që ka hapsirë për të tërë, për një ekonomi normale, për punësim normal, një vend ku droga nuk ‘premiohet’, ku krimit të organizuar nuk i hapen duart, një vend ku mafia nuk cakton deputetë në listë, një vend ku mafia dhe krimi i organizuar nuk dikton ligje për interesin e saj, një vend ku mafia nuk e ka në xhep kryeministrin’.

“Protesta e nesërme është shumë e rëndësishme. Vetëm kështu duke reaguar duke thënë që nuk jemi dakord si shkojnë punët në Shqipëri, duke ngjallur ndenjën qytetare të mosbindjes civile, ne mund të arrijmë atje ku duam, një qeveri teknike dhe një palë zgjedhje që të kenë standardin minimal të të qënurit të pranueshme sepse zgjedhjet e 2025 nuk janë zgjedhje të zakonshme.

Pas zgjedhjeve të 1992 janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë moderne shqiptare. Nuk ndajnë thjeshtë një qeverisje nga një tjetër po ndajnë të ardhmen tonë. Ndajnë një atdhe normal, një vend ku pavarësisht vështirësive të tij, të gjithë mund të gjejnë strehën e tyre. Një vend që mund të ofrojë shërbime normale, një vend që ka hapsirë për të tërë, për një ekonomi normale, për punësim normal, një vend ku droga nuk ‘premiohet’, ku krimit të organizuar nuk i hapen duart, një vend ku mafia nuk cakton deputetë në listë, një vend ku mafia dhe krimi i organizuar nuk dikton ligje për interesin e saj, një vend ku mafia nuk e ka në xhep kryeministrin.

Ndaj vizionit që Rama do të na shesi për Shqipërinë 2030. Një vend i zhbërë pa të rinj, një vend pa pensionistë një vend ku të gjithë duan të ikin sepse nuk shohin shpresë”, tha Bozdo.

About Redaksia

Check Also

Alizoti: Shqipëria ka kaluar në rang karteli nga politika e Ramës!

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, i ftuar në studion …