Bylykbashi: Parlamenti nuk do të ketë normalitet kur zgjedhjet janë vulosur nga krimi në pushtet

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi është shprehur se s’mund të ketë normalitete në Kuvend, në një kohë kur në Portin e Durrësit mbërritën konejnerët me mbetje toksike, pë rtë cilën tha se i gjithë zinxhiri komandues i Portit duhet të ishte pera drejtësisë.

Sipas Bylukbashit, mbetjet toksike kanë ikur nga Porti me lejen e institucioneve, një produdkt sipas tij i politikës dhe asaj që po ndodh në parlament.

Bylykbashi theksoi gjithashtu se Porti është vatra e krimit të organizuar me licensë nga Rama, me persona që e përfaqësojnë atë marrëdhënie kriminale.

Ligjvënësi demokrat tha se mosbindja civile do të vazhdojë, duke mos lejuar normalitet në një kohë zgjedhjet farsë sipas tij janë të vulosur krimin e pushtetit.

“S’mund të ketë seancë kur flitet për gjoja hallet e qytetarëve, ndërkohë që në Portin e Durrësit mbërritën 102 kontejnerë mbetje toksie. Të ikura nga porti me lejen e institucioneve. Duhet të ishin para drejtësisë i gjithë zinxhiri drejtues, këta kërkonin normalitet. Zgjedhjet janë element farsë për të vulosur krimin e pushtetit. Porti është vatra e krimit të organizuar me licensë nga Rama, me persona që e përfaqësojnë atë marrëdhëni kriminale, produkt i poltikës që ndodh në parlament, në këtë qeveri. Opozita në mosbindje civile, s’mund të ketë normalitet”, tha Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

Kamza do të çlirohet shumë shpejt nga dyshja Balla-Suli!

Nga Marash LOGU Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryetari i Bashkisë Kamëz, …