Dhoma Amerikane i kërkon qeverisë uljen e taksave

Dhoma Amerikane e Tregtisë në komentet e bëra në draft Strategjinë Afatmesme të të ardhurave 2024-2027 dhe Planin e Veprimit i ka sugjeruar qeverisë uljen e taksave dhe që luftën ndaj informalitetit dhe nëndeklarimin e pagave të mos ta bëjë me fushata të përkohshme, gjë që më herët sipas tyre, nuk ka funksionuar, por me një politikë të studiuar gjithëvjetore. Ulja e informalitetit sipas anëtarëve të Dhomës së Tregtisë do të arrihet vetëm nëse përmirësohet administrimi tatimor dhe eleminohen përjashtimet e taksave të bërëa në kategori të caktuara.

“Duhet të hartohet një politike për luftën kundër informalitetit dhe implementimi i saj të ndiqet gjatë gjithë kohës. Eksperienca ka treguar se fushatat kundër informalitetit (psh fushatat në bregdet në kohën e sezonit turistik) nuk kanë funksionuar. Synime të tilla si: ‘Zvogëlimi i hendekut të pajtueshmërisë së TVSH’; ‘Zvogëlimi i shmangies tatimore’; ‘Reduktimi i punës së padeklaruar’ kanë qenë objektiv i qeverisë në vite por deri tani nuk kanë rezultuar shumë efektive”.

Amcham

AmchamSugjerime, anëtarët e Dhomës Amerikane kanë bërë edhe për pragun e pagave të patatueshme duke kërkuar rritjen e këtij pragu brenda vitit 2024.

 

 

“Përshëndesim synimin e qeverisë për të ndryshuar skemën e tatimit të pagave duke rritur pragun e patatueshëm dhe duke ndryshuar normat e progresivitetit. Kjo ka qenë një kërkesë e hershme e jona. Ne sugjerojmë që ndryshimi të bëhet brenda fundit të vitit 2024, duke u fokusuar në rritjen e pragut të patatueshëm dhe rritjen e kufirit për të cilin aplikohet norma 13% dhe 23%”.

Dhoma Amerikane ka kërkuar gjithashtu edhe uljen e normës tatimore të TVSH-së për produktet e shportës që aktualisht është 20%.

“Ne sugjerojmë që çdo ndryshim në TVSH dhe akcizë (duke qenë të rregulluar në nivel evropian) të bëhen në përputhje me Direktivat përkatëse (harmonizim i plotë), përfshirë këtu normën e ulët tatimore të TVSH për produktet e shportës”.

Klasifikimi i biznesit sipas dhomës amerikane duhet të bëhet në bazë të fitimit pra të ngrihet një skemë tatimi mbi të ardhurat e bizneseve të vogla të bazuara jo në xhiro por në fitim.

About Krye Redaktor

Check Also

Kush fshihet pas 13 tonelatave me mish pule me salmonelë që ju shitën shqiptarëve?

Më 11 mars 2025, në Portin e Durrësit, u zbuluan 18.3 ton pule e importuar …