Drama e shpopullimit të Shkodrës, 61 mijë të larguar në 12 vite

Greta BARDELI

Drama e emigrimit të qytetarëve në Shkodër ka arritur nivele alarmante, me mbi 60,686 banorë që janë larguar nga Qarku Shkodër në 12 vitet e fundit. Bashkia Shkodër ka regjistruar mbi 33,178 largime, duke u bërë zona me numrin më të madh të emigrimeve në vend.

Shpopullimi i vazhdueshëm i kësaj zone është rezultat i mungesës së besimit dhe shpresës për një të ardhme më të mirë, përballë papunësisë dhe korrupsionit. Qytetarët e Shkodrës nuk kanë perspektivë për zhvillimin e bizneseve familjare, duke lënë rajonin në harresë dhe pa investime strategjike që do të ndihmonin në rritjen e ekonomisë.

Sipas një anketimi të medias të pavarur “Monitor”, 40% e shqiptarëve që jetojnë në vend kanë planifikuar të largohen në dy vitet e ardhshme. Më shumë se 94% e tyre kanë arsimin e lartë, dhe shumica janë profesionistë të kualifikuar, duke theksuar një krizë të thellë në forcën punëtore të vendit. Kjo situatë e rënduar, e ndikuar nga krimi dhe korrupsioni, ka kontribuar në shpopullimin e vendit nga individë të aftë dhe të arsimuar.
#nekrahteqytetareve
#Shkodraepara
#eardhmjaeshtenjepremtim

About Krye Redaktor

Check Also

Pano: Nxënësit ngrijnë në shkolla, siguria mungon dhe terrenet sportive “me pagesë” – Zëri i të rinjve po shpërfillet?!”

FJALA E ANËTARIT KËSHILLIT BASHKIAK TË TIRANËS TË PD, JONATHAN PANO NË DISKUTIMIN E HAPUR MBI …