Kthimi i mbetjeve, drejtori i rrjetit të “Bazelit”: Jemi 90% të sigurt se ka mbetje toksike!

Drejtori ekzekutiv i “Basel Action Network”, Jim Puckett, ka folur për anijen me 102 kontejnerë me mbetje toksike që ka mbërritur në Portin e Durrësit ditën e sotme.

Në një deklaratë për mediat nga Durrësi, Puckett tha se është 90% i sigurt që këto kontejnerë përmbajnë mbetje të rrezikshme, duke shtuar se kjo ngarkesë nuk duhej të transportohej në Tajlandë.

Pocket deklaroi se anija po mbahet 1 km larg bregut dhe pritet që pasditen e sotme të ankorohet në port, ndërsa bëri thirrje që hapja e kontejnerëve të bëhet nën mbikëqyrje të rreptë dhe në sy të publikut.

“Jemi këtu me rastin arritjes së anijes me mbetej toksike me 102 kontejnerë. Presim që anija Moliva të arrijë prapa krahëve tonë dhe të ankorohet pasdite. Do të vinte sot në mëngjes në orën 8, por është kërkuar nga autoritetet të mbahet një km larg bregut. Kemi informacion që kemi kërkuar që kapiteni të vijë dhe të qëndrojë në pritje. Besoj se kjo shtyrje është për shkak se ju jeni të gjithë këtu. Besojmë se pasdite do të ankorohet, por nuk jemi të sigurt se çfarë do të ndodhë më pas.

Jemi në dijeni se ka një procedim penal nga Prokuroria për këtë çështje dhe shpresojmë që prokurorët të jenë këtu kur të vijë anija. Shpresojmë që hapja e kontejnerëve të bëhet nën mbikëqyrje të rreptë dhe në transparencë me publikun. Ka patur shumë polemika për këtë dërgesë. Disa thonë që nuk ka mbetje toksike, por jemi 90% të sigurt se ka mbetje toksike. Presim një analizë të plotë nga organet kompetente.

Jam 100% i sigurt se kjo ngarkesë nuk duhej të transportohej në Tajlandë. Kemi shkuar te fabrika në Tajandë dhe e kemi parë atje. Kemi bërë ekzaminimet tonë dhe kemi gjetur mbetje toksike të rrezikshme, arsenik dhe plumb. Besojmë se e ka origjinën nga kompania e çelikut e vendosur në Elbasan prandaj janë bërë gjithë vëzhgimet e nevojshme”, tha Puckett.

About Redaksia

Check Also

Denoncimi i Bushatit: Fond sekret në SHBA, me porosi të Ramës një avion me biznesmenë në SHBA

Gazetari Andi Buhati deklaroi mbrëmë në TPZ se ai ka informacion se një aviion charter …