Mbetjet toksike, rrjeti “Bazeli”: Kemi kërkuar që anija të qëndrojë 1 km larg bregut

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin informativ të ‘Syri Televizon’, me moderatore Eneida Ndoci, Jim Pukhet, drejtor i rrjeteve të ‘Bazelit’, u shpreh se është kërkuar nga autoritetet shqiptare që ankorimi i anijes të ardhur në Durrës gjatë ditës së sotme të bëhet 1 km larg bregut të detit.

“Shpresojmë që hapja e kontinierëve të bëhet në mbikëqyerje të rreptë dhe nën vëzhgimin e publikut derisa të ekzaminohet përmbajtja e kontinierëve pasi niveli  i mbetjeve që ka dalë nga Shqipëqria është përtej vlerave të lejuara”, u shpreh ai.

Deklarata

Ne jemi mbledhur këtu më rastin e anijes me mbetje toksike me 2102 kontinierë. Është kërkuar nga autoritetet që të mbahet 1 km larg bregut.

Kemi informacion që autoritetet kanë kërkuar që kapiteni të vijë dhe të qëndrojë në pritje. Jemi në dijeni që ka një procedim nga prokuriria për këtë çështje dhe besoj që ekipi i prokurorisë të jetë këtu kur anija të arrijë.

Shpresojmë që hapja e kontinierëve të bëhet në mbikëqyerje të rreptë dhe nën vëzhgimin e publikut derisa të ekzaminohet përmbajtja e kontinierëve.

Jam 100% i sigurtë që kjo ngarkesë nuk duhet eksportuar të fabrika në Tailandë dhe ne kemi shkuar atje dhe kemi parë aty në vend dhe besojmë se kjo ngarkesë e ka origjinën nga kompania e çelikut e vendosur në Elbasan e për këtë arsye janë bërë të gjitha vëzhgimet e duhura.

Niveli i mbetjeve që ka dalë nga Shqipëqria është përtej vlerave. të lejuara e ne besojmë që ky eksportim ngarkesash është dëm për agrokulturat mjedisin.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …