Një shpjegim prej historisë për cilindo që na e ka zili “Dear Edi-n”!

Nga Gent STRAZIMIRI

Kjo është një përgjigje ezauruese që jep historia, për të gjithë ata që pyesin Sali Berishën se përse “ursulat”, “anthony-t” etj., mbështesin “Dear” Edin dhe SPAK-un e tij personal, kur gjithçka është evidente…
————————————
Gazeta “NY Times” më 21 janar 1927, faqja 7:

“‘Zoti Churchill mbi Fashizmin”

Zoti Churchill:

“Asgjë s’më ndihmoi të mos magjepsem, ashtu si shumë njerëz të tjerë, nga sjellja e butë dhe e thjeshtë e Signor Mussolinit dhe nga qëndrimi i tij i qetë dhe i distancuar, pavarësisht barrës dhe rreziqeve aq të shumta.

Së dyti, kushdo mund të kuptojë se ai nuk mendonte për asgjë tjetër veçse, për popullin italian, dhe se asnjë interes tjetër nuk kishte rëndësi për të.

Po të kisha qenë italian, unë jam i sigurt se do të duhej të kisha qenë me gjithë zemër me ju që nga fillimi deri në fund në betejën tuaj triumfuese …

Unë, megjithatë, do të them një fjalë për aspektin ndërkombëtar të Fashizmit.

Jashtë, lëvizja juaj (fashizmi) ka bërë një shërbim për të gjithë botën.

Italia ka treguar se ka një mënyrë për të luftuar forcat subversive (anti-fashistët), që masa e njerëzve, e udhëhequr siç duhet, të vlerësojë dhe dëshirojë të mbrojnë nderin dhe stabilitetin e shoqërisë së civilizuar.

Kjo nuk është e papërputhshme me një përparim progresiv drejt drejtësisë shoqërore dhe përmirësimit ekonomik.”
————————
Dhe kini parasysh se bëhet fjalë për një kollos të politikës si Winston Churchill… jo për politikanë njëpërdorimsh si këta të sotmit…

Në të njëjtën intervistë, Churchill kujdeset ta mbajë larg Britanisë këtë eksperiencë, duke u shprehur se Mussolini dhe fashizmi është një zgjidhje e duhur për italianët, në kushtet ku ndodhet Italia, kushte të cilat nuk ekzistojnë në Britani…

Italianët e dëgjuan dhe aprovuan me entuziazëm, madje vepruan pikë për pikë siç u tha ky, për ta paguar me jetët e tyre vetëm pak vite më vonë, nga bombat që po ky u lëshoi mbi krye pikërisht se “ishin magjepsur nga Signor Mussolini”…

KAQ!

#me_sali_berishën
#qëndro_në_këmbë_demokrat
#asnjë_hap_pas

Image

©

About Redaksia

Check Also

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka ndryshuar emër…

Nga Alba KEPI Këshilli Bashkiak i Tiranês ka ndryshuar emër. Quhet “Drejtoria e Komunikimit pêr …