Paloka: Do të bllokohen akset në të gjithë Shqipërinë! Jemi në rresht përballë kësaj diktature të re

Krytetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka është shprehur se protesta e 29 tetorit për bllokimin e akseve kryesore në vend, vjen në kuadër të aksionit opozitar të mosbindjes civile.

I ftuar në Task Forcë me Sonila Meçon, Paloka tha se kohëzgjatja e saj do të jetë 2-3 orë, ndërsa ftoi qytetarët të jenë pjesëmarrës, referuar edhe skandalit të fundit me mbetjet toksike që kanë mbërritur në Portin e Durrësit.

Sipas Palokës, qytetarët nuk duhet t’i frikësohen pjesëmarrjes në protestë, pasi kjo luftë tashmë nuk është më e opozitës por e të gjithë shqiptarëve, në mënyrë që vendi të mos shkojë në diktaturë.

Paloka theksoi se si opozita ashtu dhe qytetarët janë të barabartë sot, në një kohë kur pushteti po përdor drejtësinë si armën e fundit për të goditur opozitën.

“Do të bllokohen akset në të gjithë Shqipërinë, do të ketë një lloj proteste, pjesë e mosbindjes civile, do ketë kohëzgjatje minimalisht 2-3 orë. Qytetarët të bëhen pjesë e protestës dhe jo të shohin nga ekranet e Tv. Edhe dje në Durrës, e patë me skandalin e fundit qeveritar me mbetjet, në proteste ishte vetëm opozita dhe një pjesë e qytetarëve e vogël, ndërsa aty duhej të ishte i gjithë Durrësi dhe e gjithë Shqipëria. Mbetjet helmojnë të gjithë shqiptarët. Kjo s’është luftë e opozitës, është kundër gjithë shqiptarëve kjo e keqe. Nëse kanë frikë t’i bashkohen opozitës, të paktën te reagojnë me format e tyre e jo të struken në kolltuqet e shtëpive të tyre.

Lideri i opozitës, Berisha është në arrest, Salianji në burg se denoncoi vëllain e deputetët. Ish presidenti Meta u rrëmbye në rrugë si terrorist nga banda në pushtet. Një tjetër lider opozite, kreu i PR është nën persekutimin e kësaj drejtësie.

Është drejtësi e demaskuar jo vetëm nga opozita e mediet ndërkombëtare, por dhe nga institucionet që e merren me studimin e fenomeneve të drejtësisë. Çfarë presim nga kjo polici e drejtësi. Të gjithë të barabartë jemi sot. Jemi në rresht përballë kësaj diktature të re që po përdor drejtësinë si armën e fundit përballë opozitës. Jemi përballë diktaturës njësoj. Rama e ka treguar që s’do të dijë për asgjë. Ose e ndalim këtë që po ndodh, ose do shkojmë si dele, e aty përfundon”, tha Paloka.

About Redaksia

Check Also

Zgjerohet “pika e voçkël” e Kumbaros në Butrint, Rama shton me 18 mijë m2 ndërtim resortin e “Alb Star”

Nga Klodian TOMORRI Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka vendosur me një të rënë të …