Protesta e 29 tetorit, Bozdo takime me kryesinë e degës së PD Kuçovë: Opozita e bashkuar do t`i prijë ndryshimit të madh

Drejtuesi politik i Parisë Demokratike për Beratin, Eno Bozdo ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj force politike në Kuçovë.

Sipas Bozdos, “zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë të një rëndësie jetike për Shqipërinë dhe shqiptarët. Shumica absolute e shqiptarëve duan një Shqipëri normale, pa krim dhe korrupsion, pa Edi Ramën që është shkaktari kryesor për zhbërjen dhe rrënimin e Shqipërisë në dekadën e fundit”.

“PD dhe opozita e bashkuar do t`i prije ndryshimit të madh të shumëpritur nga të gjithë”.

Mesazhi

Ndryshimi vjen nga Kuçova!

Në takimin me strukturat drejtuese të degës së PD Kucovë, sëbashku me zt. Kasem Mahmutaj dhe zt. Nertil Pasho, u diskutua për organizimin e protestës së datës 29 tetor.

Kjo protestë është pjesë e aksionit politik të Partisë Demokratike për të mundësuar qeverinë teknike si dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë të një rëndësie jetike për Shqipërinë dhe shqiptarët. Shumica absolute e shqiptarëve duan një Shqipëri normale, pa krim dhe korrupsion, pa Edi Ramën që është shkaktari kryesor për zhbërjen dhe rrënimin e Shqipërisë në dekadën e fundit.

PD dhe opozita e bashkuar do t`i prije ndryshimit të madh të shumëpritur nga të gjithë.

Në emër të dinjitetit dhe të ardhmes së vendit, bashkohuni me ne ditën e martë, 29 tetor, ora 17.00, në mosbindje civile përballë regjimit!

About Redaksia

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …