Pse Reali bojkotoi ceremoninë për “Topin e Artë” dhe kush do t’a fitojë atë

Një ngjarje e papritur ka ndodhur, teksa Real Madrid ka anuluar pjesëmarrjen e delegacionit të tij në ceremoninë e “Topit të Artë”.

Sot ishte planifikuar që një avion me 50 delegatë të nisej drejt Parisit në orën 15:00, për të marrë pjesë në këtë ceremoni ku shumë prej madrilenëve pritej të ishin protagonistë me çmime. Por Reali ka anuluar gjithçka dhe në Spanjë janë të bindur se kjo ka ndodhur pasi kanë informata se Vinicius nuk do të jetë fituesi i këtij edicioni.

Në fakt, të 50 personat ishin të pranishëm në ambientet e klubit që në orën 14:00, të gatshëm për t’u nisur drejt Francës.

Por më pas u mësua vendimi i klubit madrilen, për të bojkotuar këtë ceremoni, siç raportojnë mediat spanjolle.

Bëhet e ditur se kandidati kryesor për fitimin e “Topit të Artë” do të jetë spanjolli, Rodri, i cili ka fituar Kupën e Botës me Spanjën dhe kampionatin anglez me Machestr Cityn.

About Krye Redaktor

Check Also

Agron Shehaj mbështet Binajn për Tiranën/ Jam 100% i bindur se mund të fitojmë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar mbështetjen e tij për kandidatin e pavarur …