Noka: Ne do bëjmë gjithçka në betejën tone! Do vazhdojmë derisa ta rrëzojmë në gjunjë regjimin

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha nga ish-sheshi “Shqiponja” se, opozita do ta vazhdojë betejën e saj derisa të rrëzojë në gjunjë narkoregjimin e Edi Ramës.

“Kauza e opozitës është më e drejtë për çdo qytetar që i thotë kombit komb, është kauzë për Shqipëri demokratike.

Jemi në mosbindje civile, vazhdojmë me akte të tjera. Ne do bëjmë gjithçka në betejën tonë.
Do vazhdojmë derisa ta rrëzojmë në gjunjë regjimin.

Ne duam që të frenohet shpopullimi, që shqiptarët mos të jenë të varfër. Shqipëria ecën përpara me zgjedhje të lira.

Shqiptarët që jetojnë në Shqipëri 5 përqind jetojnë në luks dhe 95 përqind jetojnë në varfëri.
Narko-policia të mësojë se çfarë është mosbindja civile”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

PD njofton protestën e radhës më 28 shkurt

Partia Demokratike do të organizojë protestën e radhës ditën e shtunë, më 28 shkurt. Kryetari …