Rama takon që pa gdhirë në hotel deputetët e PE, nuk dihet çfarë ndodhi me Belerin

Do të mbahet sot në Tiranë takimi i 18-të i komisionit ndërparlamentar të stabilizim asocimit, ku kanë ardhur 10 deputetë të Parlamentit Europian, të cilët do të ulen në tryezë bashkë me Kuvendin e Shqipërisë.

Në krye të grupit të PE-së është eurodeputeti italiani, Marko Tarkuinio, ndërsa në delegacion janë edhe dy shqiptarë që përfaqësojnë vende të tjera anëtare të BE-së. Kosovari Adnan Dibrani vjen nga Suedia, ndërsa Fredi Beleri rikthehet në Shqipëri si eurodeputet grek.

Fillimisht, eurodeputetët do të marrin instruksione dhe informacione nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato dhe më pas delegacioni i PE-së është takuar me kryeministrim Edi Rama.

Burime për mediat bëjnë me dije se takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe eurodeputetëve ka ndodhur në ambientet e hotelit ku po qëndronin këta të fundit dhe nuk do të ketë takim tjetër në Kryeministri.

Takimi mes deputetëve të PE-së dhe kreut të qeverisë është mbajtur pa praninë e mediave dhe nuk ishin të informuar as gazetarët, të cilët prisnin që të mbahej në Kryeministri.

Nuk dihet nëse pjesë e takimit të Ramës me eurodeputet ka qenë dhe Fredi Beleri, njeriun të cilin e arrestoi 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit të vitit 2023 dhe e mbajti për 481 ditë në burg, duke hedhur akuzat më të rënda drejt tij gjatë fushatës elektorale, ku Beleri kandidoi për kryebashkiak të Himarës dhe i fitoi zgjedhjet edhe nga burgu.

Në momentin kur delegacioni i PE-së kanë shkuar në Kryesinë e Kuvendit për të vijuar takimet me grupet parlamentare, Fredi Beleri është pyetur nga mediat nëse a e ka takuar kryeministrin Edi Rama, por ai ka zgjedhur që të mos japë asnjë koment.

Pas takimit me secilin prej grupeve parlamentare, eurodeputetët pritet të zhvillojnë një takim edhe me kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali.

Më pas, të dy delegacionet, parlamentarët shqiptarë të udhëhequr nga Toni Gogu dhe ata të BE-së, të udhëhequr nga Tarkuinio do të ulen në tryezën e bisedimeve.

Hapja e takimit pritet të bëhet rreth orës 15:15, i cili do të bashkëdrejtohet nga Toni Gogu, Kryetar i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Marco Tarquinio, Kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.

Duket se demokratë do të bëjnë paqe me socialistët vetëm për integrimin, ku do të marrin pjesë në të gjithë këtë axhendë, përmes 7 deputetëve të tyre: Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, dhe Saimir Korreshi.

Temat që do të diskutohen midis dy delegacioneve janë:

  1. Sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit;
    2. Liria e medias dhe zgjedhjet;
    3. Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi;
    4. Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …