Teliti: Për Ramën pensionistët kushtojnë më pak se 1 km rrugë

Nënkryetar i Këshillit Bashkiak në Tiranë, Dorian Teliti i ftuar në edicionin e lajmeve në SYRI TV është shprehur se pensionistët për qeverinë vlejnë më pak se një km rrugë.

Sipas Telitit indeksimi i pensioneve nga qeveria nuk përkon me rritjen e çmimeve të produkteve pasi këto të fundit janë rritur me nga 2-3 herë.

“Milionë euro që tha për indeksimin e pensionistëve këtë vit janë më pak se 1 km rrugë që do të ndërtonte ai në Tiranë, pensionistët vlejnë më pak se një km rrugë. Ai tani po bën takime për zgjedhje dhe mban të njëjtin diskurs që mbante në vitin kur kërkonte vota dhe jo nga vite në pushtet.

Atëherë shprehej që do të marrim një reformë në pensione për të zgjidhur problemet e pensionistëve. Rama premtoi heqjen e TVSH për bukën dhe miellin por sot nuk hoqi tvsh e ushqimeve por tvsh e jahteve luksoze.

Familjet me ndihmë ekonomike nuk marrin asnjë qindarkë shtesë, pra ë kuptojmë talljen që bëhet. Qeveria ka dalë problematike te pensionistët dhe tashmë kanë dalë në terren për të mbyllur sa më shumë problemet.

Çmimet janë që rritur më tepër se 4.1 që janë rritur pensionet por më shumë. Krahasur me 12 vite më parë pensionet më të mira janë rritur me 30% ndërsa produktet janë rritur me 100-200%. Sipërmarrja ka taksat më të larta në rajon dhe po vuan ku një pjesë e madhe e tyre ka falimentuar”, tha Teliti.

About Redaksia

Check Also

Kurthi Rama-Uluziu dhe Lal Vjedhësi – Kurbani i 11 Majit!

Nga Sali BERISHA Në një operacion përgjimesh si në filma, në qelitë e burgut qeveritar …