Berisha: Nesër ora 11 të gjithë tek bashkia! Erion mos mendo se do të shpëtosh!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në kuadër të muajit të sensibilizimit ‘Tetori rozë’, i ka bërë thirrje të gjitha femrave shqiptare që të bëjnë depistimet e nevojshme për këtë sëmundje të rëndë. ‘Diagnoza e parakoshme, është një nga kushtet më të rëndësishme të shërimit të plotë nga kjo sëmundje’, u shpreh Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi femrat e familjes së Edi Ramës, të qeverisë së tij, si dhe ato të mazhorancës, se nuk flasin asnjë fjalë për ‘Tetorin rozë’. ‘Gratë e famijes Rama, gratë e qeverisë, gratë e parlamentit të krimit nuk mund të flasin, pasi paratë vidhen. Për zonjat e pushtetit që zhgërryen në luks nuk ekzistojnë gratë dhe vajzat e tjera shqiptare’, u shpreh kryedemokrati.

Lideri i opozitës, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së opozitës, të enjten e 30 tetorit që do të mbahet te Bashkia e Tiranës. Teksa i bëri thirrje Ramës të ndalë terrorin ndaj opozitës, Berisha e paralajmëroi të mos veprojë siç ka bërë deri më sot me protestuesit, pasi nuk ka forcë që të mposhtë popullin e revoltuar.

E enjtja do të jetë dita ‘kur do të nxirret për zverku nga bashkia dhe varet në shtyllën e turpit të historisë, Erion Veliaj’, tha kreu i PD-së Sali Berisha gjatë fjalës së tij.

FJALA E PLOTE:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më miqësore, më të përzemërta, ju misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar.

Një përshëndetje të përzemërt, oratorëve të kësaj platforme të fjalës së lirë, që mbrojnë me guxim të vërtetat që fsheh dhe përfaqëson ky regjim.

Por sonte në mënyrë të veçantë, dua të përshëndes përzemërsisht zonjën Alban Vokshi, drejtuesit e Lidhjes Demokratike, zonjat e nderuara, që trajtuan në fjalimet e tyre, me aq dhembshuri, vërtetësi, një nga problemet më të dhimbshme sot për nënat, vajzat, gratë, motrat shqiptare.

Një përshëndetje të përzemërt, të gjitha zonjave, zonjushave, grave, vajzave, motrave, kudo që janë.

Përkushtimi i këtij aktiviteti sot, Tetorit Rozë është një thirrje për të gjitha vajzat, gratë, nënat, motrat, të tregojnë vëmendje maksimale, për shëndetin e tyre, për mbrojtjen e tyre nga njëri prej armiqve më të egër të shëndetit të tyre, siç është kanceri i gjirit.

Përkujdesja, diagnoza e parakoshme, e hershme, është një nga kushtet më të rëndësishme të mjekimit dhe shërimit të plotë nga kjo sëmundje.

Të dashur miq!

Shqipëria ndofta është vendi i vetëm në Europë, për të mos thënë edhe në botë, në të cilën Tetori rozë nuk ekziston për pushtetin, për zonjat e pushtetit dhe zotërinjtë e pushtetit.

Ata këtë muaj, mbajtën një heshtje varri para kësaj sëmundje e cila ka nevojë të madhe shumë, para së gjithash të rritet vetëdija e vajzave dhe grave për këtë sëmundje.

Shtroni pyetjen pak; si ka mundësi që zonja e nderuar Linda Rama, e ashtëquajtura ‘first lady’ edhe ‘second edhe first’ në fakt, si ka mundësi Elisa Spirogjoka, Lubi Balluku, apo zonja të tjera të jenë kaq gojëkyçura këtë muaj ndaj një armiku të egër, të nënave, motrave, grave dhe vajzave shqiptare.

Çfarë ua mbyll atyre gojën, të cilat në kor vrapojnë secila të flasin për çdo gjë, por jo për atë që duhet të flasin. Si ka mundësi?

Ua them unë, ato nuk mund të flasin sepse janë të rreshtuara një me armikun e vajzave dhe grave, janë të rreshtuara në krahun e tij.

Po, po, nuk mund të flasë Linda Rama, sepse Edi burri i saj, i jep check up-in gruas së kushëririt, Vilma Nushit, e cila merr para shqiptarëve për 500-600 check up që nuk i ka bërë kurrë.

Nëse 1/10 e këtyre parave do të përdoreshin për depistimin falas, blerjen e mamografëve, suksesi i mjekimit të saj nuk do të ishte ky që është sot. Fati i motrave, vajzave, grave e nënave tona, nuk do të ishte ajo e Ina Kasimatit të ndjerë, por do të ishte i suksesit në 90%.

Ja pra pse heshtin gratë e famijes Rama, ja pse heshtin gratë e qeverisë, gratë e parlamentit të krimit.

Nuk mund të flasin për Tetorin Rozë, jo, sepse ato qëndrojnë në anën e armikut të grave dhe vajzave shqiptare, në anën e sëmundjes së tyre.

Qëndrojnë sepse ju jeni dëshmitar se për vite të tëra, mungojnë aparaturat kryesore të mjekimit të kësaj sëmundje.

Mungojnë ilaçet e mjekimit, sepse gratë e pushtetit vjedhin fondet që paguajnë qytetarët shqiptarë për këto aparatura, ilaçe.

Ja pra pse për zonjat e pushtetit që zhgërryen nga mesnata në mesnatën tjetër, luks, luks dhe vetëm luks.

Nuk ekzistojnë gratë dhe vajzat e tjera shqiptare.

Ja pra ato që flasin nga mëngjesi deri në darkë në media, për hënë, tokën, diellin dhe qiellin, nuk shqipërojnë një fjalë për kancerin e gjirit, për parandalimin, për shpëtimin e qindra jetëve të cilat merren pamëshirësisht nga kjo sëmundje për mungesë diagnoze, ilaçesh, aparaturash, pasi fondet për to, vidhen dhe vetëm vidhen nga ndrikullat e pushtetit dhe kumbarët e pushtetit.

Miqtë e mi!

PD ka një program dhe ky program është përparësi absolute e shëndetit të qytetarëve shqiptarë.

Garanton me këtë rast, zonjat dhe zonjushat e këtij vendi, vajzat dhe gratë e këtij vendi, se depistimi masiv falas, përdorimi i të gjitha metodave më të avancuara, për diagnozat më të hershme të kësaj sëmundje, do të vendosen në të 4 anët e vendit.

Dhe se me rritjen e ndershmërisë, vetëdijes, tek gratë dhe vajzat shqiptare për këtë sëmundje, me vendosjen e metodave më të hershme të diagnozës, metodave më moderne të mjekimit, vdekshmëria nga kjo sëmundje do të arrijë në nivelet më të ulëta, në rajon, Europë dhe botë.

Të dashur miq, të nderuar zonja dhe zonjusha.

Ky program shpëtimtar për Shqipërinë dhe shqiptarët kërkon nga ne në mosbindje civile në një betejë të fuqishme, të krijojmë qeverinë teknike, ti hapim rrugë zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe rotacionit pushtetit dhe fitores së opozitës.

Ndaj dhe në emrin tuaj, dua të falenderoj me mirënjohjen më të thellë ata mijëra e mijëra qytetarë të cilët në mosbindjen e tyre civile bllokuan për 3 orë, paralizuan për 3 orë, narkoshtetin shqiptar.

Sot bastardi i xhelatit të regjimit komunist, bastardi i Kristaq Ramës, xhelatit që firmosi varjen në litar me 10 gusht të vitit 1988, të poetit disident, të tribunit të lirisë, Havzi Nela, pasi u struk mbrëmë në tunelet e Surrelit, deklaroi se, jemi treguar të butë.

Provoje Edi Rama, gati jemi, i bindur të jesh ti, do të pësosh atë që ka pësuar babait yt, pas vdekuri.

Ndalo terrorin mbi opozitën se, nuk ka forcë në botë që të mposhtë popullin e revoltuar.

Edi Rama të pa mbarë kombi se si u bëre meit i zbehtë në Nju Jork, se si do të bëhesh në Tiranë.

Mjer ti, mjer ti, mjer ti.

Nesër në ora 11 të gjithë tek bashkia, kundër kryehajdutit të shpifur të Tiranës. Njeriu më të neveritshëm që është ulur ndonjëherë në zyrën e kryetarit të bashkisë. Një shpifaraku që turpëron njeriun, Erion Veliaj.

Nesër për zverku nxirret nga bashkia dhe varet në shtyllën e turpit të historisë.

Erion mos mendo se do të shpëtosh. Asgjë në botë, nuk ka Duman, nuk ka Edvin, nuk ka Zaman, që të mbron ty, që të shpëton ty, nga populli i revoltuar i Tiranës.

Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë.

Fitore, fitore, rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …