Berisha: Për zonjat e pushtetit që zhgërryen në luks nuk ekzistojnë gratë dhe vajzat e tjera shqiptare

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar femrat e pushtetit të Edi Ramës të cilat jetojnë në luks të shfrenuar, se nuk flasin asnjë fjalë për gratë dhe vajzat e tjera shqiptare.

‘Për zonjat e pushtetit që zhgërryen në luks nuk ekzistojnë gratë dhe vajzat e tjera shqiptare’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në protestën te ‘Rruga e Shpresës’.

“Nuk mund të flasin për Tetorin Rozë, jo, sepse ato qëndrojnë në anën e armikut të grave dhe vajzave shqiptare, në anën e sëmundjes së tyre.

Qëndrojnë sepse ju jeni dëshmitar se për vite të tëra, mungojnë aparaturat kryesore të mjekimit të kësaj sëmundje.

Mungojnë ilaçet e mjekimit, sepse gratë e pushtetit vjedhin fondet që paguajnë qytetarët shqiptarë për këto aparatura, ilaçe.

Ja pra pse për zonjat e pushtetit që zhgërryen nga mesnata në mesnatën tjetër, luks, luks dhe vetëm luks.

Nuk ekzistojnë gratë dhe vajzat e tjera shqiptare.

Ja pra ato që flasin nga mëngjesi deri në darkë në media, për hënë, tokën, diellin dhe qiellin, nuk shqipërojnë një fjalë për kancerin e gjirit, për parandalimin, për shpëtimin e qindra jetëve të cilat merren pamëshirësisht nga kjo sëmundje për mungesë diagnoze, ilaçesh, aparaturash, pasi fondet për to, vidhen dhe vetëm vidhen nga ndrikullat e pushtetit dhe kumbarët e pushtetit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha publikon statistikat: 39% e listës janë gra, 18% janë të rinj, diaspora ka 7 përfaqësues

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri publike statistikat brenda Partisë Demokratike për përfaqësimin në parlament …