Ish/zv-kryeministri Arben Ahmetaj është shprehur se do të vijë në Shqipëri.
Deklaratën e ka bërë gjatë emisionit ‘Now’ me Erla Mëhillin, duke iu përgjigjur deklaratës së një gazetareje, e cila u shpreh se, Ahmetaj kishte rënë dakord me SPAK që të dëshmone.
Ahmetaj e ka përgënjeshtruar këtë lajm. Ai reagoi duke u shprehur se ‘nuk ka ndërmend të vijë e të dëshmojë në Shqipëri.
‘Unë do vij një ditë në Shqipëri, por jo për të dëshmuar’, është shprehur Ahmetaj në mesazhin e tij drejtuar moderatores Mëhilli.
Më herët, në dy intervista të dhënë për gazetarin Çim Peka, Arben Ahmetaj ka dhënë dëshmi e deklarata mjaft të forta, që akuzojnë drejtpërdrejt Edi Ramën, Erion Veliajn, Belinda Ballukun për korrupsionin galopant në Shqipëri.