CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Hoti-europarlamentarëve: Arrestimet politike janë bërë pa prova! Opozitës i janë mohuar të drejtat kushtetuese

Deputetja Elda Hoti mbajti një fjalimin në takimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike me europarlamentarët e Komisionit të Përbashkët të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Në fjalën e saj, Hoti shprehu shqetësimin për situatën e rënduar politike në vend dhe shkeljet e vazhdueshme të Kushtetutës.

Hoti vuri theksin te situata e paprecedentë e parlamentit shqiptar, që sipas saj, “ka dalë nga shinat e kushtetutshmërisë.” Deputetja deklaroi se opozitës i janë mohuar të drejtat kushtetuese, përfshirë të drejtën për interpelanca dhe krijimin e komisioneve hetimore. Ajo theksoi se PD-ja ka ndërmarrë një betejë parlamentare, duke nënvizuar përjashtimin e 25 deputetëve të opozitës për protestat e tyre paqësore me pankarta në sallën e Kuvendit, veprim që ajo e cilësoi si shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës.

Gjithashtu, Hoti kritikoi moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe mbrojtjen që, sipas saj, kryeministri Rama i bën disa deputetëve të mazhorancës. Ajo përmendi rastin e deputetes Olta Xhaçka, duke pohuar se ajo ka përfituar nga pasuria e shtetit në kundërshtim me Kushtetutën.

Në përfundim, Hoti dënoi arrestimet e disa figurave të opozitës, përfshirë liderin Sali Berisha, deputetin Ervin Salianji dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke theksuar se këto arrestime janë bërë pa prova konkrete dhe si përpjekje për të heshtur zërat kundërshtarë në vend.

About Redaksia

Check Also

Mbyllja e Tik-Tokut një agjendë e pastër sorosiane

Nga Ndriçim KULLA Këtu në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë koha ecën ndryshe nga koha e lirisë …