Nesër protesta e radhës para bashkisë, Këlliçi: Kryehajduti Veliaj para drejtësisë me çdo kusht!

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka njoftuar protestën e radhës përpara bashkisë kundër korrupsionit në institucionet vendore.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi e cilëson Bashkinë e Tiranës si “selinë e biznesit” të një sistemi të korruptuar, që sipas tij po abuzon me taksat e qytetarëve.

Postimi

Miqtë e mi, nesër e enjte, datë 31 tetor, ora 11:00, takohemi sërish në protestë.

Duzina e drejtorëve hajdutë të shkarkuar javën e shkuar nga kreu i 5D, është tregues i qartë se tashmë institucioni më i korruptuar në Europë po shpërbëhet!

Godina e Bashkisë Tiranë, sot është kthyer në selinë e biznesit të pronarit faktik të Inceneratorit Tiranë, i cili vijon të vjedhë paratë e taksapaguesve të kryeqytetit çdo ditë që qëndron në zyrë.

Kryehajduti Veliaj duhet çuar para drejtësisë me çdo kusht! Vjedhja e taksave të qytetarëve dhe krimi elektoral duhen ndëshkuar në mënyrë shëmbullore.

Kolegët e Erionit në SPAK ta harrojnë se mund të vazhdojnë të jenë mburojë e një hajduti banal!

O sot, o kurrë!

About Redaksia

Check Also

Mbyllja e Tik-Tokut një agjendë e pastër sorosiane

Nga Ndriçim KULLA Këtu në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë koha ecën ndryshe nga koha e lirisë …