DEKLARATË PËR MEDIA SEKRETARI I PËRGJITHSHËM NË PD, FLAMUR NOKA
Terrori policor kundër opozitës i urdhëruar nga Rama dhe i vënënë zbatim nga Hoxha i riu dhe narkopolicët e tij, është dëshmia se paqe me krimin në qeveri nuk mund dhe as do të ketë.
Partia Demokratike dënon me forcë arrestimin e drejtuesvekryesorë të opozitës në Elbasan, Fier dhe veçanërisht të kryetarit të PD Pogradec, zotit Genti Çela.
Në një akt banditesk I denjë për diktaturat, narko-policia e regjimit ka thirrur për të dhënë deklarime të gjithë drejtuesit e opozitës, me listë, përfshi edhe deputetët e saj në Kuvendin e Shqipërisë.
Arrestimet e padrejta dhe të dhunshme të çdo demokrati dhe opozitari do të marrin sa më shpejt përgjigjen e merituar.
Opozita nuk ndalet dhe as trembet.
Paralizimi që i bëmë mbrëmë vendit për tri orë është vetëm njëra nga etapat e mosbindjes civile.
Partia Demokratike dhe qytetarët dëshmuan dje vetëm një pjesëtë arsenalit opozitar, një ndër 77 format e mosbindjes civile.
I trembur nga paralajmërimi se një prej rrugëve tona do të jetëmarshimi në Surrel, Rama lëshoi narkopolicët me uniformën e shtetit për të na trembur.
Çdo provokim dhe kërcënim i tillë nuk na zmbraps por na e thellon bindjen dhe shton zellin e vendosmërinë.
Sado i fortë të jetë bunkeri i makthit tënd, o Edi Rama, nuk ështëmë i pamposhtur se ai i Hitlerit.
Çdo prangë, cdo burgim, cdo arrestim i liderëve dhembështetësve të opozitës, është vetëm një hallkë me shumë në zinxhirin e zemërimit popullor, që opozita do ta hedhë në qafë për të të tërhequr nga Surreli tek vendi ku 33 vjet më parë hodhën statujën e idhullit tënd.
Edhe pse Blloku ka ndërruar adresë, vetëm një herë në jetë populli mund të ndalet për të hyrë në shtëpinë e së keqës dheushtruar lirinë dhe zemërimin e vet.
Ajo herë ka kaluar.
Demokratëve u bëj thirrje të mos trëmben.
Edi është vetëm Enveri që ka bërë dhëmbët dhe, kafshimi i tij është prej qeni të rrahur kur ishte këlysh.