PS refuzoi propozimet/ Eurodeputetët kërkojnë që rezoluta të miratohet në konsesus, PD kundër

Partia Demokratike ka votuar kundër rezolutës së propozuar në mbledhjen e komisionit ndërparlamentar për Marrëvershjen e Stabilizim Asocimit.

Ky vendim është marrë pavarësisht thirrjes së kryetait të delegacionit të Parlamentit Europian, Marco Tarquinio, se një konsesu mes dy palëve do të ishte në të mirë të integrimit.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se, opozita nuk është kundër procesit të integrimit, por kjo votë kundër është për shkak të refuzimit nga maxhoranca të çdo propozimi të PD-së.

Kryesuesi i delegacionit të PE: Kolegë, nëse nuk votoni tekstin përfundimtar të rezolutës do të jetë sinjal negativ për Këshillin dhe do të ketë impakt negativ për negociatat e ardhshme. Nëse doni të ndihmoni anëtarësimin në BE, unë mendoj se duhet të votoni pro, pavarësisht se respektoj mendimin kundër.

Bardhi: Faleminderit shumë. E kemi publik dhe me votë, mbështetjen ndaj procesit të integrimit, por nuk mund të votojmë pro një rezolute ku nuk pasqyrohet asnjë prej amendamenteve të opozitës, që në këndvështrimin tonë japin pasqyrë reale të situatës në vend. Në këtë kuptim, detyrohemi të votojmë kundër, por nuk do të thotë se nuk mbështesim procesin e integrimit. Por rezoluta e përbashkët, nëse do të jetë, duhej të pasqyroheshin në atë tekst shqetësimet e opozitës

Eurodeputeti italian: Dua t’u them kolegëve shqiptarë që ne kemi patur një shkëmbim të dobishëm me ju dhe kemi parë që ka dallime në mendime. Por jemi te pika ku duhet të bëjmë një përmbledhje dhe ti çojnë në Bruksel dhe Strasburg. Nëse PD voton kundër dhe rezoluta nuk miratohet do të çonte mesazh negativ. A mund t’u kërkoj, ju lutem, të bëni abstenim. Kjo do të tregonte se ka dallime të ndryshme.

Tabaku: I dëgjova me interes përfaqësuesit e PE. Do të doja që kjo thirrje të ishte dhe për mazhorancën për amendamentet tona. Mund të kishim gjetur dakordësi, por ajo jepet nga ata që menaxhojnë pushtetin. Vota jonë vjen si rezultat i hedhjes poshtë të amendamenteve të opozitës nga mazhoranca.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …