Rama tallet dhe përçmon pensionistët: S’ua rris pensionet se jeni shtuar shumë…

Ndërsa pensionistët protestonin para zyrës së tij, Edi Rama ishte ‘arratisur’ drejt Durrësit ku ka takuar një grup pensionistësh të përzgjedhur, që të mos e kundërshtojnë në atë që thotë.

Teksa dje i’u drejtua pensionistëve si ‘analistët më të mirë politikë’, sot Edi Rama ka dhënë një tjetër arsye të çuditshme, se pse gjatë qeverisjes së tij nuk ka rritur asnjëherë pensionet, por vetëm i ka indeksuar dy herë.

Sot Edi Rama u tha pensionistëve se, gjatë viteve të fundit numri i tyre është shtuar shumë.

“Vitet e fundit numri i pensionistëve është rritur me ritëm të shpejtë”, tha Edi Rama, duke u hedhur fajin atyre se pse kanë qëndruar në Shqipëri dhe mbi 1 milionë shqiptarë që paguanin detyrimet e taksat, janë larguar gjatë qeverisjes së tij.

 

About Redaksia

Check Also

Mbyllja e Tik-Tokut një agjendë e pastër sorosiane

Nga Ndriçim KULLA Këtu në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë koha ecën ndryshe nga koha e lirisë …