Sulmi ndaj Belerit/ Berisha: Akt rrugaçërie i denjë vetëm për Ramën! PE të dënojë aktin e paprecedent

Lideri i opozitës, Sali Berisha, reagoi pas sulmit ndaj eurodeputetit Fredi Beleri në Tiranë. Ai tha se ky është një akt rrugaçërie, i denjë vetëm për Edi Ramën.

“Të dashur miq, në një akt hakmarrje primitive ndaj Fredi Belerit i cili ndodhet në Shqipëri si anëtar i delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, me urdhër të Edi Ramës, i mbyllën derën e Parlamentit dhe nuk e lanë të futet deri sa erdhi provokatori patronazhist për të agresuar eurodeputetin Beleri.

Provokatori, pas aktit banditesk, u largua i qetë.

Me këtë rast dënoj me forcën më të madhe aktin banditesk të porositur nga Edi Rama ndaj eurodeputetit Beleri në detyrë.

I bëj thirrje Parlamentit Europian të dënojë aktin e paprecedent ndaj deputetit Beleri të organizuar nga Edi Rama, i cili pasi i rrëmbeu mandatin e kryetarit të Bashkisë Himarë dhe e burgosi me dëshmitarë të rremë, i organizon me banditë agresionin fizik”, shkruan Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama thotë se heqja e vizave nga Berisha është arritja më e madhe e jetës së tij!

Shqiptarët lëvizën të lirë në vitin 2010, kur qeverinë e drejtonte Sali Berisha dhe Partia …