Alizoti: Ky parlament është kthyer si në kohën e diktaturës, ne duam demokraci!

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, në një prononcim për media jashtë parlamentit u shpreh se, Shqipëria është në një situatë shumë të frikshme dhe nuk ka ndodhur që nga 1991 dhe kjo që po ndodh me deputetët e PD është një skenë e turpshme.

Alizoti tha se, ne duam demorkaci, ne nuk kemi vjedhur njeri, ky parlament është kthyer si në kohën e Enver Hoxhës.

“Garda po përballet me ne, jo ne me gardën. Ne jemi të zotuar të flasim, ne gjithë kohën po meremi me policinë tani po bëhemi dhe ne si forcat speciale.

Shqipëria është në një situatë shumë të frikshme nuk ka ndodhur që nga 1991 që të ketë këtë lloji mënyrash.

Kush mendon se proteston më mirë se opozita të dalë e të thotë. Shqipëria po shkon në diktaturë nuk bëhet fjalë veç për PD, nëse dikush tjetër e bën më mirë çohuni.

Shqiptarë çohuni e bëni gjëra sepse vendi po shkon në diktaturë. Kjo është një skenë e turpshme. Ne duam demorkaci, ne nuk kemi vjedhur njeri, duam të përfaqësojmë njerëzit e të drejtat tona.

Policia del dhe i shërben këtyre njerëzve e nuk ka polici në botë që ministi i brendshëm të ketë frikë të përmendi atë.

Një gjë është fakt, kur policia rrit prezencën e saj pushteti frikësohet dhe pushteti është i frikësuar.

Ky parlament është kthyer si në kohën e Enver Hoxhës, ai është një monoparti tani dhe më mirë karriget e deputetëve le të rrinë kështu”, tha Alizoti.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …