Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu në protestën kundër vjedhjeve të kreut të bashkisë së Tiranës është shprehur se beteja nuk do të ndalet derisa hajdutët të përfundojnë në burg.
Balliu ka theksuar se drejtësia e kapur e Ramës nuk e shikon vjedhjet e qeverisë, ajo shikon që në momentin kur qytetarët marrin epërsi ndaj pushtetit, sulet ndaj tyre, pasi ka frikë se i bie pushteti i Ramës.
“Ne do të vazhdojmë betejën me pastruesin e parave të Bajrave dhe Hajrave. E patë të nderuar ditën e djeshme se si doli një 5D tjetër, ajo del dhe te Balluku, ajo nuk është skemë, as kompani, është sistem i Veliajt, i Ramës dhe i pushtetit.
Drejtësia e kapur e Ramës nuk e shikon vjedhjet e qeverisë, ajo shikon që në momentin kur qytetarët marrin epërsi ndaj pushtetit ajo sulet ndaj tyre pasi ka frikë se i bie pushteti i Ramës. Krimi vendos deputetë në lista.
Vetëm ne mund ta zgjidhim këtë problem, Erion Veliaj është e vërteta e SPAK, ai u kap me presh në dorë duke vjedhur, Rama, Balluku, Xhaçka, Olsi të gjithë janë kapur por SPAK nuk lëviz.
Erion Vleiaj është në partneritet, i ka kolegë prokurorët e SPAK, por edhe ne nuk do të ndalemi do të rezistojmë”, tha Balliu.