Lideri i opozitës, Sali Berisha bëri edhe njëherë thirrje për protestën sensibilizuese ditën e shtunë në Shkodër.
Berisha tha se, le të solidarizohemi të shtunën me Shkodrën dhe ta çlirojmë atë nga qelbësirat dhe Edi Rama.
Berisha: Miqtë e mi, e keqja luftohet vetëm me qëndresë.
Luftohet vetëm me mosbindje.
Luftohet me sulm.
Luftohet me sakrifica.
Prandaj ditën e shtunë, çdo qytetar nga çdo qytet i Shqipërisë, të bashkohet në Shkodër në marshin, në mosbindje civile, për Shkodrën, për Shqipërinë.
Ta çlirojmë Shkodrën nga qelbësirat dhe Edi Rama.
Të çlirojmë Shqipërinë nga e keqja.
Nuk ka mision më të madh për shqiptarët
Që nesër fëmijët tanë të mos shkojnë në shkollë dhe të bien viktima të breshërive të bandave.
Që ne të mos shohim prindërit tanë të mbeten të vrarë rrugëve për shkak të bandave me licencë.
Që nesër t’i japim fund këtyre akteve nga bandat e qeverisë.
Kurrë ndonjëherë nuk ka pasur shprehja “ç’më duhet mua?” një kosto më të madhe sot për shqiptarët.
Prandaj të gjithë ne, le të solidarizohemi të shtunën me Shkodrën.
Shkodra ka qenë gjithmonë për Shqipërinë, në momentet e saj më të vështira.
Sot shqiptarët do të jenë për Shkodrën në momentet e saj më të vështira.
Shkodra nuk përkulet, nuk mposhtet kurrë.
Dhe bashkë, si shqiptarë, në mosbindje civile, ne do i kthejmë përgjigjen e merituar Edi Ramës, për këto krime monstruoze që ka bërë ndaj shqiptarëve.
Ditën e shtunë në ora 12:00, të gjithë në Shkodër.
Të gjithë në marshim.
Të gjithë në mosbindje civile.
Rrofshi ju.
Rroftë Shkodra heroike.
Rroftë Shqipëria.
Është radha jonë. Është radha jonë. Është radha jonë.
Fitore, fitore, fitore!