Deputetët e opozitës janë penguar për të marrë pjesë në seancën plenare ditën e sotme me urdhër politik nga garda.
Deputeti Asllan Dogjani është shprehur që qytetarët vriten nga bandat ndërsa policia merret me deputetët e opozitës për të ruajtur karrigen e Ramës
“Mos u përdorni nga Rama, ka vdekur një herë Enver Hoxha sillni shtetin kundër fjalës së lirë. Vriten katër persona në Shkodër ju vini dhe ruani deputetët e opozitës për të ruajtur karrigen e Ramës.
Kjo është diktaturë dhe regjim, njerëzit vuajnë për bukën e gojës.
E tmerrshme sot që në vitin 2024 është një diktator si Rama që ka shkelur qytetarët me këmbë, vriten njerëzit, grabitet prona, mbetjet toksike në Durrës, nuk ka liaçe në spitale si në xhungël, kjo është Shqipëria sot”, tha Dogjani.