Thirrja e Elda Hotit në SPAK/ Berisha: Por ky është parlament i krimit, bastardi i Enver Hoxhës ka kryer një puç

Kreu i opozitës e ka quajtuar akuzën që i është bërë deputetes Elda Hoti nga policia si një puç.

Berisha: Por meqë jam te ky bastardi i Hitlerit shqiptar të pas luftës së dytë botërore, Enver Hoxhës, dua ti them këtij puçisti se, me aktin që ka bërë padinë e deputetes, Elda Hoti në Skrapin e partisë, për ngjarje të ndodhura në sallën e parlamentit, i them këtij bastardi se ke kryer një puç.

Por kur parlamenti është bërë i të tillave e të atillave, sigurisht mund të bësh çdo gjë.

Mbrojtja e sallës së parlamentit dhe çdo gjë që ndodh aty, është me kushtetutë dhe ligj, atribut i një institucioni krejt tjetër dhe jo i policisë.

Angazhimi i policisë nga Eliza Spirogjoka dhe Edi Rama për ngjarje në sallën e parlamentit, përbën dorëzimin përfundimtar të parlamentit në narkopolicinë e shtetit. Një akt të tillë e bëjnë vetëm njerëz që shkelmojnë kushtetutën dhe nuk dinë çfarë janë ligjet, e bën mercenar Altin Dumani, që kryeson një organizatë kriminale, që fsheh krimet e shëmtuara të Bajrëve dhe bandave të tjera të partisë dhe i lejon vetes të thërrasë deputete për veprime të ndodhura në sallën e parlamentit me padinë e policisë.

Akt i tillë nuk ka ndodhur kurrë gjer sot, por ky është parlament i krimit dhe vetëm krimit.

About Redaksia

Check Also

Atentat në Vlorë, plumba ndaj Kevin Hajrullës, plagoset dhe një i mitur

Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në lagjen “Çole” …